TEKNOLOGJIA HIBRIDE

Merrni një makinë hibride më lehtë se kurrë!

Tani marrja e një makine hibride është më e lehtë se kurrë! Teknologjia Suzuki HYBRID është inovative, e aksesueshme për të gjithë dhe mund të konsiderohet si risia kryesore e së ardhmes.

Mendoni Hybrid, Drejtoni Suzuki!

Makinat hibride më të mira janë SUZUKI. Teknologjia Suzuki Hybrid ofron ekonomi reale dhe performancë të shkëlqyer, pa kompromentuar kënaqësinë e drejtimit. Sepse, Suzuki Hybrid do të thotë respekt për mjedisin, konsum të ulët, kursim hapësire, peshë të ulët dhe vozitje emocionuese!

Me një Suzuki Hybrid, hapen para jush rrugë të reja shprehjeje, rrugë edhe më të këndshme dhe përvoja të paharrueshme drejtimi. Zbuloni të ardhmen e vozitjes sot!

Suzuki, me makinat e saj hibride dhe Teknologjinë Hibride, dëshmon në praktikë se i qëndron besnik vizionit për të prodhuar automjete më pak ndotëse. Në të njëjtën kohë, motori i tyre i vogël, i lehtë dhe efikas, si dhe konsumi i ulët i bëjnë ato të jashtëzakonshme.

ACROSS HYBRID PLUG-IN

ACROSS është një SUV unik 4WD që kombinon efikasitetin absolut me një përvojë të patejkalueshme drejtimi. Shijoni përgjigjen emocionuese dhe performancën e qetë të një sistemi Hybrid Plug-in miqësor ndaj mjedisit. Bateria e madhe dhe motori 2.5 litra kontribuojnë për kënaqësinë e çdo udhëtimi, ndërsa karakteri sportiv dhe personaliteti i fortë tërheqin vëmendje.

IGNIS HYBRID

IGNIS Hybrid-i i ri është një nga makinat ideale hibride për qytet. Falë sistemit hybrid të theshtë, por inteligjent, ai arrin ekonomi më të madhe të karburantit dhe për rrjedhojë gamë më të gjerë. Një gjenerator elektrik mbështet motorin me benzinë, duke arritur performancë të lartë, ndërsa pesha e tij e ulët dhe bateria e vendosur në mënyrë inteligjente, nuk ndikojnë në ergonominë dhe komoditetin në kabinë.

SWIFT HYBRID

SWIFT Hybrid-i i ri me sistemin e tij hybrid të butë është krijuar për të ofruar edhe më shumë. Duke kombinuar një gjenerator elektrik të integruar (ISG) dhe një bateri litium-jon me efikasitet të lartë, sistemi ideal SUZUKI Hybrid për makiknat e vogla është më ekonomik, kursim hapësire dhe shpërndarje optimale të peshës. Lini shenjën tuaj në qytet!

SWIFT SPORT HYBRID

SWIFT Sport Hybrid-i i ri me një motor 1.4lt Turbo u krijua për të dhënë emocione të mëdha. Sistemi hybrid i butë 48V përbëhet nga një gjenerator me funksionimin e motorit elektrik, një bateri litium-jon 48V dhe një konvertues tensioni me performancë dinamike që rezulton me çift rrotullimi të fuqishëm të motorit. Tani ngasja sportive është gjithashtu HYBRID-e.

VITARA HYBRID-e

VITARA Hybrid i ri ndryshon rregullat e lojës, si me paisjet e përmirësuara të komoditetit dhe të sigurisë, ashtu edhe me performancë dinamike. Falë motorit Neon Turbo 1.4L me sistemin hibrid të butë 48V, ai shkëlqen në të gjitha terrenet. Me konsumin prej vetëm 4,6 lt/100 km dhe me teknologjinë inteligjente SUZUKI Hybrid, ju fitoni kënaqësi të padiskutueshme.

S-CROSS HYBRID

S-CROSS Hybrid i ri, falë teknologjisë inovative SUZUKI Hybrid, siguron performancë dinamike në të gjitha terrenet dhe ekonomi absolute. Dizajni i tij SUV nxit forcë dhe besim, në një kombinim të volitshmëm të estetikës dhe të funksionalitetit. Ju thjesht shijoni udhëtimin!

SWACE HYBRID

Duke kombinuar një motor elektrik me një motor benzine 1.8 litra, SWACE është një makinë hibride e fuqishme. Me një stil elegant, si dhe teknologji të avancuar dhe me opsione të sigurisë, SWACE ofron një përvojë të jashtëzakonshme drejtimi. SWACE është kombinimi prefekt i stilit sportiv dhe i tjeshtësisë elegante, duke ofruar të gjithë komoditetin dhe cilësinë që kërkon çdo shofer.

HIBRID I LETË

Suzuki është marka e parë me të gjithë gamën e modeleve të përbërë nga makina hibride. Falë modelit të thjeshtë, por inteligjent në konceptimin e tij, sistemi hibrid i butë arrin ekonomi edhe më të madhe të karburantit dhe për rrjedhojë një game të gjerë, duke ofruar sistemin hibrid ideal për “makinat e qytetit.” Një gjenerator elektrik (ISG) mbështet motorin e sofistikuar me benzinë, duke arritur performancë më të lartë, ndërsa pesha e tij e ulët dhe bateria e vendosur në mënyrë inteligjente nën sedilje, nuk ndikojnë në ergonominë dhe komoditetin në kabinë. Ngasja më e shkujdesur dhe komode është në dorën tuaj!

HIBRID I FORTË

Vizioni pas krijimit të sistemit Strong Hybrid është që modelet Suzuki të kenë një motor efikas, i cili kombinon përfitimet e teknologjisë AGS që ofron makina të lehta dhe ekonomike. Përveç kësaj, makinat hibride janë ndërtuar për të ofruar performancë jashtëzakonisht dinamike me:

  • Lëvizje thjesht elektrike
  • Karikimi i baterisë në lëvizje gjatë ngadalësimit, por edhe nga motori elektrik për ngarje edhe më efikase ekonomike dhe performancë
  • Konsumi jashtëzakonisht ekonomik nga 5.3lt/100km pa sakrifikuar performancën

MAKINË ME KATËR PISTONË DHE HIBRIDE

  • Kombinimi i teknologjisë Strong Hybrid me lëvizjen me katër rrota ALLGRIP, e cila nuk varet nga niveli i ngarkimit të baterisë. Makina me katër rrota e Suzuki është gjithmonë e disponueshme edhe nëse bateria hibride është totalisht bosh.
  • Siguri aktive në udhëtimet tuaja të përditshme
  • Fuqi dhe besim në udhëtimet në vend
  • Konsumi i reduktuar i karburantit
  • Performanca e pandikuar në rrugë dhe jashtë saj

Përfitimet e Teknologjisë Suzuki HYBRID

Performancë maksimale

Ju ndihmon kur përshpejtoni, rikarikoni kur ngadalësoni.

Konsum i ulët

Kombinimi i teknologjisë inovative Suzuki HYBRID dhe platformave të reja të lehta dhe të qëndrueshme me teknologjinë HEARTECT bën të mundur uljen e ndjeshme të peshës së makinës dhe për rrjedhojë uljen e konsumit.

Pa kufij

Teknologjia Suzuki HYBRID është e thjeshtë! Falë peshës së lehtë dhe kompakte ISG (Integrated Starter Generator) dhe baterisë litium-jon me efikasitet të lartë, nuk do t'ju duhet kurrë të karikoni makinën tuaj hibride, pasi ajo do të rikarikohet teksa ngadalëson. Pavarësisht se cili është destinacioni, udhëtimet e gjata apo udhëtimet e shkurtra brenda qytetit, teknologjia Suzuki HYBRID ju ofron përfitimet e saj vazhdimisht, pa kufizime.

Kosto e ulët e përdorimit

Blerja e një makine hibride nuk do të thotë vetëm kursim në kostot e karburantit, por gjithashtu do të thotë kursim në kostot e përdorimit të makinës. Teknologjia hibride e butë HYBRID Suzuki hyn në kategorinë e automjeteve hibride me ndikim të ulët në mjedis.

Kursimi i hapësirës dhe shpërndarja optimale e peshës

Nuk ka kompromis në rehati. Falë baterisë kompakte të vendosur nën sediljen e shoferit dhe që peshon vetëm 6.2 kg, pjesa e brendshme e makinës mbetet e rehatshme dhe funksionale. Në të njëjtën kohë, pesha totale dhe rrjedhimisht sjellja në drejtimin e makinës nuk rëndohet.

Ngarje emocionuese

Teknologjia e thjeshtë dhe inteligjente HYBRID-e do të thotë që nuk do t'ju duhet të ndryshoni stilin tuaj të drejtimit dhe zakonet e përditshme. Thjesht vozisni!

PYETJET E BËRA MË SHPESH NË LIDHJE ME MAKINAT HIBRIDE SUZUKI

Një makinë konvencionale ka një motor me djegie të brendshme, ndërsa një makinë elektrike ka një motor elektrik. Një makinë hibride është ajo që kombinon dy motorë. Makinat hibride në vitin 2023 janë mjaft ekonomike në konsum për shkak të përdorimit të kombinuar të dy motorëve.

Makinat hibride kanë shumë përparësi në krahasim me ato me motor me djegie të brendshme. Emetimi i ulët i CO2 është një nga karakteristikat e makinave hibride, si dhe konsumi shumë i ulët i karburantit me përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore.

Modelet Suzuki përfshijnë të gjitha teknologjitë hibride: Hibrid i butë, Strong Hybrid & Plug-in. Në varësi të kësaj teknologjie, motorët termikë kanë asistencën përkatëse nga motorët elektrikë, duke ofruar kështu performancë të përmirësuar dhe kursim të karburantit. Në mënyrë treguese, konsumi mesatar i ponderuar i një Suzuki Hybrid plug-in arrin në vetëm 1 lt/100 km.

Në varësi të teknologjisë Hybrid-e dhe modelit, diapazoni nga makina në makinë ndryshon. Në kombinim me sistemet Auto Start Stop dhe teknologjinë e rimbushjes dhe përmirësimit të çiftit rrotullues që është standarde në modelet SUZUKI, arrihet autonomia maksimale. Teknologjitë hibride synojnë të arrijnë konsumin më të ulët të mundshëm të karburantit të kombinuar me performancën më të mirë.

Çmimet e makinave hibride ndryshojnë, në varësi të modelit SUZUKI që zgjidhni. Modelet SUZUKI (IGNIS, SWIFT, SWIFT SPORT, VITARA, S-CROSS, SWACE, ACROSS) mbulojnë një gamë të gjerë opsionesh për të përmbushur çdo dëshirë. Mësoni më shumë rreth modelit që ju intereson.

SUV-të hibrid SUZUKI kanë të gjitha avantazhet e SUV-ve konvencionale, si pozicionin e lartë të drejtimit, aftësitë jashtë rrugës, komoditetin dhe hapësirën, ndërkohë që ofrojnë konsum dhe emetim dukshëm më të ulët të karburantit. Ata kanë një kosto më të ulët të pronësisë dhe përdorimit.

Teknologjia HYBRID-e është një zgjidhje e besueshme që është testuar për të gjitha kushtet për shumë vite. Pra, është testuar, nuk ka asnjë rrezik për makinën tuaj. Çdo makinë e re Suzuki do t'ju ofrojë shumë kilometra, funksionim efektiv dhe pa probleme.

Teknologjia tashmë ekzistuese e disponueshme në VITARA Strong Hybrid do të integrohet në S-CROSS të ri.

Po ka. Dallimi kryesor midis Plug-in Hybrid dhe makinave hibride klasike qëndron në karikimin nga një burim i jashtëm. Makinat e plota hibride kombinojnë një motor benzine ose nafte me një motor elektrik dhe një bateri që nuk ngarkohet nga asnjë burim i jashtëm. Në të njëjtën kohë, ata rikuperojnë energji nga frenimi, me të cilin ngarkojnë baterinë. Në të njëjtën kohë, kjo energji përdoret për disa kilometra kryesisht brenda qytetit, për të kursyer karburant. Në të kundërt, në makinat Plug-in Hybrid, motori termik bashkëjeton me një motor elektrik dhe një bateri të madhe, e cila ngarkohet nga një burim i jashtëm. Ky karikim mund t'i sigurojë makinës disa kilometra lëvizje elektrike të pastër, duke kursyer sërish karburant.

Makinat e vogla të qytetit kanë qenë gjithmonë një nga prioritetet e Suzukit me miliona shitje dhe vlerësime ndër vite. Por përveç serisë City Cars, marka japoneze ka zhvilluar njohuri unike në ndërtimin e makinave SUV dhe veçanërisht SUV-ve të vogla hibride të qytetit. IGNIS është i vetmi SUV ultra-kompakt me dizajnin e tij ikonik, pozicionin e lartë të drejtimit dhe rrethin e vogël të rrotullimit, ai shquhet për karakterin e këndshëm të drejtimit, por edhe për përvojën e veçantë që gëzojnë shoferi dhe pasagjerët, falë komoditeteve dhe teknologjive moderne.

ALLGRIP për të gjithë njerëzit

 

Filozofia ALLGRIP

Në vitin 1970, ne zhvilluam modelin tonë të parë me katër rrota (4WD), Jimny LJ10. Që atëherë, ne kemi evoluar teknologjinë tonë për t'u ofruar shoferëve ndjenjën e eksitimit, kënaqësisë në drejtimin e automjetit dhe sigurisë. Pas afro 50 vjet përvojë, ne po ripërcaktojmë teknologjinë e lëvizjes me katër rrota duke i dhënë emrin ALLGRIP. Dhe ne ofrojmë edhe më shumë besim, kënaqësi dhe horizonte të gjera për të gjithë klientët tanë.

 

Teknologjia ALLGRIP ofron:

  • Siguri
  • Besim
  • Entuziazëm
 
 
 

Sistemi me katër rrota ALLGRIP AUTO i lejon shoferit të operojë i shkujdesur në udhëtimet e tij të përditshme, veçanërisht kur këto përfshijnë rrugë të rrëshqitshme ose me borë. Sistemi i lëvizjes me katër rrota kur zbulon një humbje të tërheqjes në rrotat e përparme, transferon automatikisht çift rrotullues në rrotat e pasme.

Tufa kohezive është e pozicionuar përpara diferencialit të pasmë dhe transmeton çift rrotullues duke përdorur disqe të shumta të rrethuar nga një lëng silikoni me viskozitet të lartë. Kur rrotat e përparme rrotullohen më shpejt se rrotat e pasme, nxehtësia e fërkimit gjenerohet brenda tufës, e cila shkakton zgjerimin e lëngut silikoni. Presioni që rezulton nga zgjerimi i lëngut bën që silikoni të angazhojë disqet, duke transferuar kështu çift rrotullues në rrotat e pasme.

Kontrolli i kapjes, ky funksion siguron një fillim të qetë në rrugët që janë të rrëshqitshme, me borë ose baltë. Ai përgjigjet duke frenuar rrotat që rrëshqasin, ndërsa transferon çift rrotullues në timon me tërheqje, duke përmirësuar evazivitetin e makinës dhe duke përdorur kontrollin e tërheqjes për të kufizuar humbjen e çiftit rrotullues të motorit.

 
 

The ALLGRIP SELECT all-wheel drive system expresses the brand's authentic values ​​of 'Driving Fun', 'Reliability' and 'Maximum Performance', allowing the driver to choose between four modes AUTO, SPORT, SNOW and LOCK. The electronically controlled four-wheel drive system operates via a rotary switch on the center console, where the driver selects the desired mode depending on the driving conditions.

Mëso më shumë

 

Sistemi me katër rrota ALLGRIP PRO ofron reagim të menjëhershëm në terrenet jashtë rrugës, duke iu përgjigjur frymës së aventurës së shoferit, dhe i mundëson atij të përballet me çdo lloj sfide. Me aftësinë opsionale për të nënshumëzuar raportet, sistemi me katër rrota ALLGRIP PRO projekton lëvizjen e qetë të automjetit edhe në kushtet më të vështira.

Mëso më shumë

 
 
 
 
 
 

Platforma e Gjeneratës së Re Heartect

Platforma e gjeneratës së ardhshme përmirëson funksionet themelore të makinës, të tilla si mbajtja në rrugë, lëvizja në kthesa dhe frenimi.

Dizajni i shkëlqyer i kornizës, me kthesa të lëmuara, përmirëson thithjen e energjisë gjatë goditjes dhe rrit ngurtësinë duke siguruar një trup të lehtë, duke eliminuar gjithçka të panevojshme.

Rregullimi absolut i pezullimit lejon sjelljen e shkëlqyer të makinës në kthesa dhe ndjenjën e stabilitetit në vijën e drejtë.

Shijoni një përvojë të përgjegjshme dhe emocionuese drejtimi!

Bashkëpunim me Hakuto

 
 

HAKUTO është ekipi i parë i financuar privatisht i eksplorimit hënor që merr pjesë në Google Lunar XPRIZE, i cili përfshin uljen e një anijeje kozmike robotike në Hënë, udhëtimin 500 metra në sipërfaqen e saj dhe dërgimin e fotove dhe videove me definicion të lartë.

Suzuki po kontribuon në zhvillimin e roverit hënor, duke u mbështetur në përvojën e tij të konsiderueshme. Njohuritë teknologjike të Suzuki-t do të përdoren për të mbështetur teknikat e kursimit të peshës, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, si në uljen e kostove të nisjes, ashtu edhe në ngasjen efikase të automjetit në sipërfaqen hënore të mbuluar nga pluhuri.

"Ne jemi vërtet të ngazëllyer për këtë bashkëpunim me Suzuki-n, sepse kursimi i peshës dhe lëvizja me katër rrota janë jashtëzakonisht të rëndësishme për automjetin kërkimor, dhe ne planifikojmë të shikojmë tërësisht inkorporimin e teknologjive që Suzuki ka fituar nga përvoja në ndërtimin e makinave të vogla. " thotë kreu i Hakuto, z. Takeshi Hakamada;

 
 
hakuto
 

Shumë nga teknologjitë që Suzuki aplikon tashmë në makinat e tij të prodhimit, të tilla si metodat e kursimit të peshës në makinat e vogla të qytetit ose sistemet e sofistikuara të lëvizjes me të gjitha rrotat dhe kontrollit të tërheqjes në aplikimet jashtë rrugës, do të përdoren për të kontribuar në përfundimin me sukses të kësaj përpjekje pioniere nga HAKUTO.

 

"Është një kënaqësi e madhe për ne që jemi në gjendje të mbështesim Hakuton në këtë mision për të eksploruar Hënën. Ne pajtohemi plotësisht me faktin se HAKUTO po ndjek ëndrrën përmes krijimit të këtij roveri të vogël hënor, dhe po ashtu ne po kontribuojmë për krijimin e shoqërive përmes prodhimit të makinave të vogla. Ne presim me padurim të eksplorojmë me sukses Hënën me një automjet që përdor teknologjitë e Suzuki," - tha Toshihiro Suzuki, President, CEO dhe COO i Suzuki.

 

Për Suzuki-n, pjesëmarrja në një projekt të tillë është një sfidë unike, por edhe një konfirmim i dominimit të kompanisë në të gjitha llojet e teknologjisë në të gjithë terrenet. Edhe nëse është në Hënë.

Për Suzuki, qielli është fjalë për fjalë kufiri!

 

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni
http://www.globalsuzuki.com/hakuto/