BOTA SUZUKI
U deshën më shumë se 100 vjet që Suzuki të bëhej një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë. Elementet më të rëndësishme të markës janë risitë që e karakterizojnë, cilësia e makinave që dallohet në përdorimin e tyre të përditshëm dhe identiteti i tyre i veçantë.
Sepse çdo Suzuki e “shoqëron” me sukses pronarin në çdo moment të jetës së tij.

Suzuki Motor gjendet zyrtarisht në Shqipëri qysh prej vitit 2009 duke ofruar gjithë gamën e tij të automjeteve, servis të specializuar dhe të autorizuar për të gjitha llojet e shërbimeve dhe riparimeve, si dhe pjesë kembimi e aksesorë origjinalë për të gjitha modelet e ofruara.
Distributor zyrtar edhe ekskluziv i Suzuki Motor është Artinel 95 Shpk, me adresë: Rruga "Vorë Fushë Krujë" Nd. 23, Muçaj, 1032 Vorë, Tiranë, Shqipëri . Me aktivitet që prej vitit 1991, Artinel 95 shpk është kompania e parë shqiptare e cila importoi dhe u shërbeu makinave të reja zyrtarisht në Shqipëri dhe është aktualisht një nga kompanitë automobilistike më të sukseshme e me eksperiencë në fushën e tregtimit, shërbimit dhe riparimit të automjteve në territorin shqiptar.
"Krijimi dhe zhvillimi i përhershëm i automjeteve me vlerë superiore dhe i teknologjive më të avancuara e bashkëkohore duke u fokusuar tek klienti" është motivi drejtues i kompanisë Suzuki që prej themelimit të tij të kahershëm, i cili e ka shoqëruar në të gjitha fazat e zhvillimit të tij dhe në të gjitha degët e industrisë në të cilën është përfshirë.
Pionier në prezantimin e risive teknologjike më të avancuara për kohën, si në fushën e automjeteve, ashtu dhe në atë të motoçikletave, Suzuki është një nga prodhuesit me karakter të spikatur të cilët kanë lënë gjurmë të veçanta në industrinë automobilistike botërore që në fazat e para të aktivitetit.
Veçantia e Suzuki-t qëndron në kombinimin e arritjeve më të avancuara teknologjike të kohës, në automjete të kategorisë kompakte me performancë e nivel të lartë komoditeti dhe në çmime kompetitive e me kosto të përgjithshme të ulët mirëmbajtjeje.
