
Në “Suzuki Motor Albania” ne duam të sigurojmë që të gjithë klientët tanë të shijojnë përvojën e plotë të drejtimit të ofruar nga makinat Suzuki.
Pra, propozojmë që të gjitha mirëmbajtjet e planifikuara të kryhen sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Ne e dimë që modelet e Suzukit nuk drejtohen në të njëjtat kushte dhe se çdo shofer ka stilin e tij, kështu që, ne në Suzuki Motor Albania rregullojmë orarin e mirëmbajtjes për t’iu përshtatur të gjitha kushteve të drejtimit / mjedisit / rrugës.
Kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojmë fuqimisht të kryeni mirëmbajtjen e rregullt të makinës tuaj çdo 12 muaj.
Personeli me përvojë dhe pajisjet e nevojshme për kontrollin e mjetit ju sigurojnë që makina juaj do të funksionojë siç duhet, duke ju mbrojtur ju dhe familjen tuaj, si dhe paratë e investuara në blerjen tuaj. Suzuki, rrit vlerën e rishitjes.